Trips

Albanian Your Way – Your Personal Tour
Programi I personalizuar per Jug-Lindjen e Shqiperise 



Dita 1. Pogradec
Takim dhe asistence ne mberritje. Transport me autobus A/C ne Pogradec, gjate rruges ndalese ne Elbasan, per te vizituar Kalane “Skampa” shek. 15. Ne mbremje arritja ne Pogradec. Darka dhe nata ne Pogradec.

Dita 2. Pogradec - Prespe - Korce
Ne mengjes do te vazhdojme turin ne Parkun Nderkombetar te Liqenit te Prespes, me nje bukuri te rralle natyrore, ne siperfaqen e te cilit dallohen 2 ishuj te vegjel qe quhen Mali Grad & Golem Grad. Ne kete zone ndodhen 19 kisha te vogla qe datojne nga shekulli X, ku me intersantet jane kisha e Shen Merise dhe kisha Eremite, ne te cilat gjenden objekte te rralle qe I perkasin kohes Bizantine si piktura murale etj. Ne mbremje mberritja ne Korce, (qytetin e Serenatave) Vizite ne Muzeumin e Artit Mesjetar I cili prezanton kulturen e popullit Shqiptar. Darka dhe nata ne hotel Grand Korca 3 yje.

Dita 3. Korce - Voskopoje
Ne mengjes vizite ne Mborje per te pare Kishen e Ristozit, me pas udhetimi vazhdon ne Voskopoje, I cili njihet qe nga shekulli XIII si qender Artistike-Kulturore. Ne vitin. 1769 popullsia e saje ishte 30.000 banore. Ne Kishen Shen Kollit ju do te shikoni disa nga ikonat me te bukura te pikutruara nga piktoret me te njohur Shqiptar. Ne Voskopoje ndodhen 24 kisha me vlera te medhaja historike, te cilat jane programuar per viziten tuaj. Dreka ne Voskopoje. Darka dhe nata ne Korce. Pas darkes nje ecje pergjate qytetit do ju njoh me historine e Serenatave Korcare.

Dita 4. Korce - Permet - Gjirokastra
Pas mengjesit udhetimi jone do te vazhdoje ne qytetin e Permetit. Pergjate rruges do te shikoni nje pamje te mrekullueshme te natyres, parkun kombetar te Hotoves, nje kompleks natyral shume terheqes, ku gjenden kafshe te egra, si ari, ujqer etj. Do te udhetojme pergjate lumit te Vjoses, ku do te shikoni kanionet e bukura te grykes se Kelcyres. Rruga kalon ne Tepelene, vendlindja e Ali Pash Tepelenes, ku ndodhet dhe kalaja mesjetare me te njenjtin emer. Ne mbremje mberritja ne qytetin e gurte te Gjirokastres, akomodimi ne hotel Çajupi. Darka dhe nata ne Gjirokaster

Dita 5. Gjirokastra - Apolloni - Berat
Pas mengjesit ne hotel, vizite ne Kalane, e ndertuar ne shekullin IV, Muzeun e Armeve, dhe Pazarin e vjeter me dyqanet kakrakteristike te qytetit te Gjirokastres, e cila eshte pjese e Trashgimise Botrore UNESCO. Me pas udhetimi vazhdon ne qytetin antik te Apollonise I cili njihet qe nga viti 588 p.e s. Apollonia kishte 60.000 banore shtrihej ne 140 ha dhe jetoi rreth 1200 vjet. Objektet kryesore qe do te vizitoni jane: Buleuterioni, Odeoni Akropoli, Manastiri, Kisha e Shen Merise dhe Muzeumi. Pas dite nisja ne qytetin e Beratit, I cili njihet si “qyteti i mijerave dritareve”. Akomodimi ne hotel Tomori 3 yje. Darka dhe nata ne Berat.


Dita 6. Berat - Durres - Tirana
Pas mengjesit ne hotel vizite ne qytetin e Beratit me histori 2400 vjecare, deshmi e qarte e se ciles eshte Kalaja e Beratit ndertuar ne kodren e qytetit. Brenda mureve te saje do te vizitoni nje ser objektesh turistike si Muzeu I Onufrit, Kisha e ShenTradhes, sebashku me 20 kisha me te vogla. Pas nje kafeje buze lumit Osum, udhetimi yne vazhdon ne Durres, ku do te njiheni me historine 3000 vjecare te Qytetit–Port me te madh te Shqiperise, vizite ne kalane e ndertuar ne shek IV-V p e s, me sip 120 ha dhe perimeter 44 km, ne Amfiteatrin Roman me kapacitet 20000 spektatore dhe torren veneciane. Ne mbremje mberritja ne Tirane, akomodimi ne hotel 3 yje. Darka dhe nata ne Tirane.

Dita 7. Largimi nga Shqiperia
Pas mengjesit ne hotel, vizite ne Muzeun historik kombetar. Ne mesdite transferte ne aeroportin “Nene Tereza” ose ne Portin e Durresit per tu larguar nga Shqiperia

Çmimi ne dhome dyshe per person ne Euro:

1-3 studenta ne baze te kerkesave?
4-8 studenta 559 Euro
9-16 studenta 479 Euro

Ne çmim perfshihet :
• Asistence dhe Transfer ne mbrritje-kthim
• Akomodimi ne hotel me 3 yje
• Transport me autobus sipas programit
• Guide ne anglisht, italisht, gjermanisht, frangjisht etj.
• Mengjesi
• Hyrjet ne muzeume
• Taksat

Nuk perfshihet:
• Bileta e avionit
• Dreka dhe darka
• Bakshishet dhe shpenzime personale.

Suplement,
• Euro 12, -- p/p/night single room
• Euro 17, -- p/p lunch
• Euro 14, -- p/p diner

Turet mund te prenotohen dhe realizohen ne çdo kohe
Koha me e pershtatshme eshte: Prilli, maji, qershori, korriku, gushti, shtatori dhe tetori
Kostot e turit: 
• Asistence dhe Transfer ne mbrritje-kthim – 300 euro
• Akomodimi ne hotel me 3 yje - 120 euro
• Transport me autobus sipas programit – 80 euro
• Guide ne anglisht, italisht, gjermanisht, frengjisht etj.
• Mengjesi
• Hyrjet ne muzeume
• Taksat

Shtesat:
• Euro 12, -- per person/ nje nate dhome teke
• Euro 17, -- per person/ dreka
• Euro 14, -- per person/ darka


Albanian Your Way – Your Personal Tour
Programi I personalizuar rreth qendes dhe veriut te Shqiperise 



Dita 1. Tirana
Takim dhe asistence ne mberritje. Transferimi privat ne Tirane akomodimi ne hotel 3*. Shetitje ne lagjen e ish bllokut komunist nje kafe e mirseardhjes ne Sky Taur, nje bar panoramik, qe nodhet ne katin 15, ndertuar mbi nje platforme e cila rrethrrotullohet. Nata ne Tirane

Dita 2. Tirane - Shkoder
Pas mengjesit ne hotel transferimi me automjet privat ne qytetitn e lashte te Shkodres, qe ne shek III para eres sone ishte kreqytet I shtetit Ilir te Ardianve. Do te vizitoni Keshtjellen e Rozafes per te mesuar mbi legjenden e murosjes te gjalle te gruas e quajtur Rozafa, e ndertuar ne shek II P.e.s. Turi vazhdon ne qender te qytetit e cila eshte dhe zona muzeale, ku ndodhen kulla e sahatit, Hamami, Kisha e Madhe, dhe Xhamia e Madhe etj. Nata ne Shkoder, akomodimi ne hotel me 3*.

Dita 3. Shkodra - Theth
Ne mengjes do te te vizitoni fshatin alpin te Thethit se bashku me bukurite natyrore qe shtrihen rreth kesaj zone alpine. Gjate drekes ne nje nga lokalet piktereske te liqenit te Shkodres, ju mund te shijoni peshkun e pjekur ne tjegull. Ne mbremje, wolking tour ne qender te qytetit e cila eshte dhe zona muzeale, ku ndodhen kulla e sahatit, Hamami, Kisha e Madhe, Xhamia e madhe etc. Darka dhe nata ne Shkoder

Dita 4. Lezha - Kruja - Tirana
Pas mengjesit ne hotel turi vazhdon ne qytetin e Lezhes, i njour qe ne shekullin IV para eres sone me emrin Lissus. Vizite ne “Memorialin e Skenderbeut” qe gjendet ne katedralen e Shen Nikolles dhe ne Kalane e Lezhes e cila eshte nje monument qe tregon per qytetrimin e zhvilluar Ilir. Pas dite transfer ne qytetin e Krujes ku do te vizitoni Kalane mesjetare dhe Museumin e Gjergj Kastriot Skenderbeut, heroit tone kombetar, me pas vizite ne pazarin e vjeter, ku mund te beni shoping. Ne mbremje mberritja ne qytetin e Tiranes, akomodimi ne hotel 3 yje

Dita 5. Tirana - Berat
Ne mengjes, vizite ne Muzeun historik Kombetar, vizite ne Xhamine e E’them Beut ndertuar ne 1789 kullen e sahatit ndertuar ne 1830. Duke ecur pergjate bulevardit kryesor, keni mundesi te shihni Bashkine dhe godinat e Qeverise. Galerine e Arteve etc. Ne mbremje transfer ne Berat. Akomodimi ne hotel Tomori 3*.

Dita 6. Berat
Pas mengjesit ne hotel, vizite ne qytetin e Beratit, I cili njihet si “qyteti i mijerave dritareve”, per tu njohur me historine e ketije qyteti 2400 vjecare, deshmi e qarte e se ciles eshte kalaja e Beratit, brenda mureve te se ciles do te vizitoni nje ser objektesh turistike si Muzeun e Onufrit, Kishan e ShenTradhes, sebashku me 20 kisha me te vogla, Pas dite do te vizitoni lagjet muzeale Magalemi dhe Gorica dhe xhamine e plumbit. Nata ne Berat.

Dita 7. Apolloni - Durres
Pas mengjesit vizite ne qytetin antik te Apollonise I cili njihet qe nga viti 588 p.e s. dhe shtrihej ne 140 ha. kishte 60.000 baore dhe jetoi rreth 1200 vjet. Objektet kryesore qe do te vizitoni jane: Buleuterioni, Odeoni Akropoli, Manastiri, Kisha e Shen Merise dhe Muzeumi. Pas dite transfer ne qytetin 3000 vjecar te Durresit. Ne mbremje vizite ne vilen e mbretit Zog I e cila ndodhet ne kodren e vetme te qytetit, kafe ne nje bar panoramik ku do shikoni nje pamje te mrekullueshme te gjirit te Durresit. Darka dhe nata ne Durres

Dita 8. Largimi nga Shqiperia
Pas mengjesit, Sightseeingtour, per te vizituar kalane e ndertuar ne shek IV-V p e s, me sip 120 ha dhe perimeter 44 km. amfiteatrin ne forme elipsi me kapacitet 20000 spektatore, torren veneciane 9,5m e larte dhe muzeun e ri arkeologjik. Transferta ne aeroportin “Nene Tereza” per tu larguar nga Shqiperia

Çmimi ne dhome dyshe per person ne Euro:

1-3 studenta ne baze te kerkesave?
4-8 studenta 649 Euro
9-16 studenta 599 Euro

Ne çmim perfshihet :
• Asistence dhe Transfer ne mbrritje-kthim
• Akomodimi ne hotel me 3 yje
• Transport me autobus sipas programit
• Guide ne anglisht, italisht, gjermanisht, frangjisht etj.
• Mengjesi
• Hyrjet ne muzeume
• Taksat

Nuk perfshihet:
• Bileta e avionit
• Dreka dhe darka
• Bakshishet dhe shpenzime personale.

Suplement,
• Euro 12, -- p/p/night single room
• Euro 17, -- p/p lunch
• Euro 14, -- p/p diner

Turet mund te prenotohen dhe realizohen ne çdo kohe
Koha me e pershtatshme eshte: Prilli, maji, qershori, korriku, gushti, shtatori dhe tetori

Albanian Your Way – Your Personal Tour
Programi I personalizuar per Mrekullite e Rivieres Shqiptare 



Dita 1. Durres
Takim dhe asistence ne mberritje. Transfer ne Durres per tu njohur me historine 3000 vjecare te qytetit- port me te madh te vendit, vizite ne kalane e ndertuar ne shek IV-V p e s, me sip 120 ha dhe perimeter 44 km. Vizite ne amfiteatrin Roman me kapacitet 20000 spektatore, dhe ne torren veneciane. Akomodimi ne hotel 3 yje, Darka dhe nata ne Durres.

Dita 2. Durres - Berat - Apolloni - Vlora
Pas mengjesit ne hotel, transfer ne qytetin 2400 vjecare te Beratit, I cili njihet si “qyteti i mijerave dritareve” Qytetrimin antik te cilin e deshmon qarte arkitektura dhe Kalaja ne kodren e qytetit. Brenda mureve te saje do te vizitoni nje ser objektesh turistike si Muzeun e Onufrit, Kishen e ShenTradhes etj. Programi vazhdon me qytetin tjeter antik, Apollonine I cili njihet qe nga viti 588 p.e s. Apollonia shtrihej ne 140 ha. kishte 60.000 banore dhe jetoi rreth 1200 vjet. Objektet kryesore qe do te vizitoni, jane: Buleuterioni, Odeoni Akropoli, Manastiri Kishen e Shen Merise dhe Muzeum. Udhetimi vazhdon ne Vlore ku do te vizitoni Xhamine Muradie ndertuar ne vitin 1542. Ne mbremje shetitje ne zonen turistike Skele - “Uji I ftohte”, ne nje nga lokalet buze detit mund te pini kafe ose pije freskuese dhe te shijoni peisazhin e bukur qe ofron gjiri I Vlores. Akomodimi ne hotel 3 yje. Darka dhe nata ne Vlore. 

Dita 3. Vlora - Himara - Saranda
Ne mengjes do te leme qytetin e Vlores dhe do te udhetojme pergjate rruges panoramike te bregdetit Jon e cila njihet si Riviera Joniane, pamja me mrekullueshme se ciles duket nga maja e Llogarese 1030 m e larte. Gjate rruges shtrihen shume fashtra turistike si: Palasa, Dhermi, Vuno, Himara, Qeparo Borsh etj. Ne Himare do te vizitoni kalane, e Himares cile permendet per here te pare ne shek 2 p.e.s me emrin Karsia. Me pas do ndaloni ne Porto Palermo, per te vizituar Kalane e Ali Pashe Tepelenes e ndertuar ne vitin 1804 mbi nje ishull piktores. Gjate ketij udhetimi do te njiheni me ne detaje per historine e kesaje zone te bregdetit Shqiptare e banuar qe ne lashtesi. Ne mbremje mberrtija ne Sarande. Akomodim ne hotel 3 yje. Darka dhe nata ne Sarande.

Dita 4. Saranda - Butrint - Gjirokastra
Ne mengjes, tur ne qytetin antik te Butrintit, pjese e trazhgimise botrore te UNESKOS i cili daton qe ne shek VIII p.e.s. Gjate ketij turi do vizitoni: Akropolin shek 8 p.e.s. Faltoren kushtuar Asklepit, perendise se sherimit, shek 4 p.e.s. Porten e liqenit shek 4 p.e.k. Tetrin romak shek 3 p.e.s. Agoraja, qendra qytetare dhe tregtare e qytetit Gjimnazium, nje vend I shenjte pagan, Bazilika e madhe shek 6 pas K. Nje shtepi qytetare romake,nje shatervan shek 2 pas k. Keshtjella dhe kulla venedikase, shek 14-16 te eres sone. Pas dite transfer ne Gjirokaster vizite te “Syri I kalter”, ku mund te merrni nje kafe, nderkohe qe ju mesoni legjenden rreth ketij vendi kaq terheqes Gjithashtu do te te vizitoni Mesopotomin dhe kishen e Shen Kollit qe I perket periudhes bizantine, qytetin dhe lashte te Foinikes. Ne mbremje mberritja ne “Qytetin e gurte” te Gjirokastres, vizite ne kalane e ndertuar ne shekullin e IV. Akomodimi ne hotel Çajupi *** Darka dhe nata ne Gjirokaster

Dita 5. Gjirokastra - Tirana
Pas mengjesit ne hotel, transfer ne Tirane. Mbasdite, Vizite ne Xhamine e E’them Beut ndertuar ne vitin 1789 dhe kullen e sahatit ndertuar me 1830, me pas kalojme pergjate bulevardit qendror, dhe do te shikoni Bashkine ndertesat e Qeverise, dhe Galerine e Arteve. Akomodimi ne hotel 3 yje. Darka dhe nata ne Tirane.

Dita 6. Largimi nga Shqiperia
Ne mengjes, vizite ne Muzeun Historik Kombetar, ne mesdite transfer ne aeroport ose port per tu larguar nga Shqiperia

Çmimi ne dhome dyshe per person ne Euro:

1-3 studenta ne baze te kerkesave?
4-8 studenta 519 Euro
9-16 studenta 459 Euro

Ne çmim perfshihet :
• Asistence dhe Transfer ne mbrritje-kthim
• Akomodimi ne hotel me 3 yje
• Transport me autobus sipas programit
• Guide ne anglisht, italisht, gjermanisht, frangjisht etj.
• Mengjesi
• Hyrjet ne muzeume
• Taksat

Nuk perfshihet:
• Bileta e avionit
• Dreka dhe darka
• Bakshishet dhe shpenzime personale.

Suplement,
• Euro 12, -- p/p/night single room
• Euro 17, -- p/p lunch
• Euro 14, -- p/p diner

Turet mund te prenotohen dhe realizohen ne çdo kohe.
Koha me e pershtatshme eshte: Prilli, maji, qershori, korriku, gushti, shtatori dhe tetori
Albanian Your Way – Your Personal Tour
Programi I personalizuar -  Udhetimi i Magjishem ne Jug te Shqiperise 



Dita 1. Tirane
Takim dhe asistence ne mberritje. Transfer ne Tirane, vizite te Xhamia e E’them Beut ndertuar ne vitin 1789 dhe kullen e sahatit ndertuar me 1830. Gjate bulevardit qendror, do te shikoni, Bashkine ndertesat e Qeverise, Galerine e Arteve dhe Universitetin. Ne lagjen e ish bllokut komunist do te pini kafene e mirseadhjes ne Sky Tower, nje bar panoramic, qe nodhet ne katin e 15 i ndertuar mbi nje platforme e cila rrethrrotullohet. Darka dhe nata ne Tirane.

Dita 2. Pogradec - Korça
Ne mengjes, nisja ne qytetin e Pogradecit, I cili eshte nje nga pikat me te bukura turistike te Shqiperise per shkak te pozicionit te tij buze Liqenit te Ohrit. Vizita vazhdon per ne qendren e Drilonit (5 km larg ) nje vend I rrethuar me lule te shumta. Ne nje lokal qe lundron mbi liqen ju mund te provoni shijen e vecante te peshkut Koran. Ne mbremje mberritja ne Korçe, akomodimi ne hotel Grand 3 yje. Darka dhe nata ne qytetin e serenatave.

Dita 3. Korça - Gjirokastra
Pas mengjesit ne hotel, vizite ne Muzeun e Arteve Mesjetare. Udhetimi do te vazhdoje ne Permet, (qyteti i luleve) Pergjate rruges do te shikoni nje pamje te mrekullueshme te natyres, parkun kombetar te Hotoves, nje kompleks natyral shume terheqes, me kafshe te egra. Do te udhetojme pergjate lumit te Vjoses, ku do te shikoni kanionet e bukura te grykes se Kelcyres. Rruga kalon nebTepelene, vendlindja e Ali Pash Tepelenes, ku ndodhet dhe kalaja me te njenjtin emer. Ne mbremje mberritja ne qytetin e gurte te Gjirokastres i, cili eshte pjese trazhgimise botrore te UNESKO-s. Akomodimi ne hotel Cajupi. Darka dhe nata ne Gjirokaster

Dita 4. Gjirokastra - Saranda
Pas mengjesit ne hotel, vizite tek Kalaja e qytetit e ndertuar ne shekullin IV, Muzeun Nderkombatar te Armeve, Kisha ne Pazarin e vjeter, me dyqanet karakteristike te Gjirokastres. Pas dite transfer ne Sarande, gjate rruges do te vizitoni, Syrin e kalter, ku do mesoni dhe legjenden e burimit mahnites, Manastirin e Mesopotomit, kishen e Shen Kollit qe I perket periudhes bizantine dhe rrenojat e qytetit te lashte te Foinikes Pas dite mberrrtja ne Sarande akomodimi ne hotel 3 yje. Vizite ne Kalane e Lekuresit , nje pike turistike panoramike. Darka dhe nata ne Sarande 

Dita 5. Saranda - Butrinti - Vlora
Para dite tur ne qytetin antik te Butrintit,pjese e trazhgimise botrore te UNESKOS qe daton ne shek VIII p.e.s. Guida e Butrintit perfshin vizitat ne: Akropoli shek 8 P.K. Faltoren kushtuar Asklepit, perendise se sherimit, shek 4 p.e.s. Porten e liqenit shek 4 p.k. Tetrin romak shek 3 p.k. Agoraja, qendra qytetare dhe tregtare e qytetit Gjimnazium, vend i shenjte pagan, Bazilika e madhe shek 6 pas K. Nje shtepi qytetare romake, nje shatervan shek 2 pas Krishtit Keshtjella dhe kulla venedikase,shek 14-16 te eres sone. Pas dreke udhetimi vazhdon pergjate Rivieres Shqipetare dhe para jush do shfaqet nje pamje e mrekullueshme e natyres. Gjate ketij udhetimi do te njiheni me ne detaje per historine e kesaje zone . Ne Porto Palermo,do te vizitoni Kalane e Ali Pashe Tepelenes e ndertuar ne vitin 1804 mbi nje ishull piktoresk. Ne Himare do te vizitoni kalane,e Himares cile permendet per here te pare ne shek 2 p.e.s me emrin Karsia. Ne mbremje mberritja ne qytetin e Vlores, akomodimi ne hotel 3 yje. Darka dhe nata ne Vlore.

Dita 6. Vlore - Apolloni - Berat - Durres
Ne mengjes vizite ne qytetin antic te Apollonise I cili njihet qe nga viti 588 p.e s. e cila jetoi 1200 vjet, kishte 60.000 baore dhe shtrihej ne 140 hektare. Objektet kryesore qe do te vizitoni jane: Buleuterioni, Odeoni Akropoli Manastiri, Kisha e Shen Merise dhe Muzeumi. Pas dite transfer ne qytetin e Beratit, I cili njihet si “qyteti i mijerave dritareve” me histori 2400 vjecare ,deshmi e qarte e se ciles eshte Kalaja e ngritur ne kodren e qytetit. Brenda mureve te saje do te vizitoni nje ser objektesh turistike si Muzeu I Onufrit, Kisha e ShenTradhes, katedralen e shen Nikolles etej. Ne mbremje mberrtija ne Durres, akomodimi ne hotel yje. Darka dhe nata ne Durres.

Dita 7. Largimi nga Shqiperia
Ne mengjes, halfday tour ne qytetin e Durresit, ku do te njiheni me historine 3000 vjecare te Qytetit – Port me te madh te Shqiperise , do te vizitoni kalane e ndertuar ne shek IV-V p e s,me sip 120 ha dhe perimeter 44 km, Amfiteatrin Roman me kapacitet 20000 spektatore dhe torren veneciane. Pasdite transfer ne port ose aeroport dhe largimi nga Shqiperia.

Çmimi ne dhome dyshe per person ne Euro:

1-3 studenta ne baze te kerkesave?
4-8 studenta 569 Euro
9-16 studenta 499 Euro

Ne çmim perfshihet :
• Asistence dhe Transfer ne mbrritje-kthim
• Akomodimi ne hotel me 3 yje
• Transport me autobus sipas programit
• Guide ne anglisht, italisht, gjermanisht, frangjisht etj.
• Mengjesi
• Hyrjet ne muzeume
• Taksat

Nuk perfshihet:
• Bileta e avionit
• Dreka dhe darka
• Bakshishet dhe shpenzime personale.

Suplement,
• Euro 12, -- p/p/night single room
• Euro 17, -- p/p lunch
• Euro 14, -- p/p diner

Turet mund te prenotohen dhe realizohen ne çdo kohe
Koha me e pershtatshme eshte: Prilli, maji, qershori, korriku, gushti, shtatori dhe tetori