About Us





Objektivat
Arritja e fitimeve te konsiderueshme gjate vitit te pare, duke vazhduar me shifra fitimi ne rritje te rendesishme gjate dy viteve te ardhshme, duke arritur ne nivelin me te madh te fitimeve neto ne vitin e trete..
2. Zhvillimi i kompanise Albania Your Way për të lehtësuar menaxhimin e klienteve duke arritur nje nivel te larte besueshmerie ne treg.
3. Të krijojë dhe te mirëmbajë aleanca strategjike me ofruesit e shërbimeve në nivel kombëtar, ndërkombëtar, dhe me profesionistët e udhëtimit për të krijuar shitje shtesë ne AYW.
4. Ofrimi I sherbimeve te kenaqesise se larte ne tregun ne te cilin kompania do operoje.
Misioni         
Misioni i Albania Your Way është që të ofroje sherbime unike dhe cilesore ne fushen e turizmit kulturor ne nje treg te specifikuar me kliente te standarteve te larta. Keto sherbime kane si qellim te permbushin nevojat e nje target grupi I cili kerkon dicka me shume se turizmi standart konvencional duke patur nje kerkese te vazhdueshme.
Organizimi dhe menaxhimi I aktiviteteve historike, arkeologjike, kulturore, turistike, sporteve te natyres dhe aktiviteteve te ndryshme qe lidhen ngushte me trashgimnine kulturore dhe traditen shqipetare.
AYW ka si synim per te vendosur bazat si nje specialist ne fushen e udhetimit te turizmit kulturor ne Shqiperi dhe jo vetem, si dhe per te ofruar sherbime te vleresuara duke parashikuar dhe nevojat si dhe deshirat e klienteve te saj. Një operacion i drejtuar me efikasitet,nga individët te afte, do të mundësojë jo vetëm ata që marrin shërbim, por ata që e japin atë, për të shijuar përvojën dhe te produktit dhe per te permbushur kenaqesite e klienteve me nje sherbim professional te cilesise se pare nga AYW.







Strategjia e Turizmit




"Shqiperia - sekreti i fundit i Europes!"

"Shqiperia - E juaja per tu zbuluar!"

Analiza e potencialeve tregoi qe Shqiperia mund te perdore burimet e saj ne interes te turizmit shume me teper se sa aktualisht.
Strategjia e sektorit pershkruan konceptin strategjik te zhvillimit te turizmit duke dhene drejtimet strategjike dhe zhvillimin e produkteve turistike qe Shqiperia te jete nje destinacion turistik i ardhshem ne tregun turistik nderkombetar ne sjelljen e turisteve te huaj. Terheqja e turisteve te huaj do te influencoje qe Shqiperia te shfrytezoje kapacitetet turistike per te garantuar nje perfitim maksimal nga futja e valutes se huaj dhe do te ndikoje ne funksionimin e sektorit te turizmit ne Shqiperi me te njejtat parime me te cilat funksionon industria e turizmit ne bote.
Referuar analizes se gjendjes, struktura e hoteleve ekzistuese ne Shqiperi (sidomos ne zonen bregdetare) kryesisht i korrespondon kapacitetit deri ne 20 dhoma. Nga kendveshtrimi i marketingut te turizmit eshte e pamundur qe ato te terheqin grupe te medha turistesh te organizuar ne paketa turistike nga operatoret perendimore. Kapacitetet e ketyre bizneseve kryesisht i pergjigjen kerkeses se nje klientele individuale ose te grupeve te vogla te turisteve. Kapacitetet e reja te akomodimit te rekomanduara per zhvillim jane kalkuluarper te plotesuar kerkesen e tregjeve te huaj (pa kerkesen e shqiptareve etnike) sipas parashikimit te neteqendrimeve si ne numrin e shteterve per strukture akomoduese ashtu dhe standartet nderkombetare te kerkuara nga keto tregje. Gjithashtu edhe zonat e sugjeruara per zhvillim te strukturave turistike i referohen kushteve qe plotesojne keto zona per keto tregje dhe segmente turistike.
Kerkesa e turisteve vendas dhe e shqiptareve etnike (me banim jashte Shqiperise) do te plotesohet nga kapacitetet ekzistuese dhe kapacitete te tjera te reja qe do te percaktohen me tej dhe zhvillohen per plotesimin e kesaj kerkese.
Per kete qellim drejtimet e parashtruara ne Strategji kerkojne te sigurojne qe Shqiperia do te rrise ne maksimum potencialin e sektoreve dhe do te zhvillojeturizmin ne nje menyre qe te jete i qendrueshem ne kohe nga ana: kulturore, sociale, mjedisore dhe ekonomike.


Struktura
Albania Your Way (AYW ) Experience Creator® do të fillojnë operacionet me 5 poste ne kohë të plotë dhe do të punësojë  kontraktorë të pavarur ne sektore te ndryshem operative kur është e nevojshme. Ajo do të përdorin shërbimin e firmave ligjore per konsulece juridike ne formen outsource si dhe kontraktim me kompani kontabiliteti për listën e pagave, tatimeve, dhe të kontabilitetit.


Klientet tane
Pjesa e tregut e te cilen Albania Your Way ofron sherbimet e saj jane studentet nga mbare bota me destinacion te gjitha pikat turistike te trashgimnise kulturore ne Shqiperi.
Ky sherbim duke perdorur si mjet kryesor website-in tone dhe booking engine e implementuar e tij do jene mjeti kryesor per funksionimin e kompanise.
Gjithashtu sherbimi booking to funksionoi nepermjet telefonit dhe fax.

Staff

Albania Your Way (AYW )®
Shoqeri Anonime sh.a