Experience Creator

Albania Your Way (AYW ) është një shoqeri anonime e cila është e specializuar ne organizimin dhe menaxhimin e tureve ne zonat  arkeologjike, historike dhe kulturore duke patur si synim promovimin ne  shkalle nderkombetare te turzimit Shqipetar. Ajo do të veprojnë nga nje baze fillimisht e cila do ndodhet ne qytetin e Tiranes. Kjo per arsye te mbulimit sa me te madhe te popullsise studentore ne Shqiperi por dhe per te krijuar bazat me te mira per bashkepunimin me te gjitha univeritetet mbare botes. Themeluesit dhe punonjësit e Albania Your Way janë udhëtare-arkitekt me përvojë ne fushen e turizmit kulturor, profesioniste të cilët janë të mire informuar, të aftë dhe të apasionuar mbi ate c’ka ofrojne dhe promovojne.

Brenda industrisë së turizmit kulturor në rritje ne mbare boten, AYW do të përqendrohet në tregun unik te turizmit te personalizuar. Klientët e saj primare janë studente ne formen e tyre individuale gjithashtu çifte dhe grupe te cilet kërkojne përvojën e fundit të udhëtimit.
AYW do të ketë një përparësi konkurruese mbi të tjerët në këtë treg, duke siguruar nje pjese tregu I cili nuk eshte prekur ende me sherbimet unike duke arritur ne kombinimin e termave information dhe enternainment.
AYW do të perpiqet te krijoj nje network me universitetet e ndryshme me bote, me lidhjet e ndryshme studentore, me agjensite e ndryshme te udhetimit, duke kombinuar sherbime interaktive, me shërbim të plotë .

Për të zgjeruar pjesën e tregut dhe per të rritur njohjen e kompanise ne treg, paketat e personalizuara fillimisht do të ofrohen me vlera pak më poshtë nivelit e tregut. Si rezultat, afat-shkurtër sasia e fitimit operativ eshte parashikuar të jenë ne shifra te mesme duke arritur dhe ne nivele te uleta. Kur AWY do kete krijuar nje baze besnike te klienteles dhe nje njohje te mire te tregut, kjo do ti lejoj kompanise te rrisi cmimet e paketave te personalizuara ne nivelin e tregut keshtu qe dhe diferenca e cmimit operative eshte parashikuar te rritet.